Samsung zëvendëson 1 milion telefonë Galaxy Note 7

Publikuar më: 16-09-2016

A Samsung Electronics' Galaxy Note 7 new smartphone is displayed at its store in Seoul, South Korea, September 2, 2016.  REUTERS/Kim Hong-Ji/File Photo

Gjigandi Korean i elektronikës Samsung ka kërkuar formalisht rikthimin e 1 milion telefonëve Galaxy Note 7 të shitur në Shtetet e Bashkuara Amerikës për ti zëvendësuar ose rimbursuar ato modele të cilat kanë bateri problematike.

Janë raportuar mëse 92 raste të mbi nxehjes së baterive vetëm në SHBA, kur 26 prej tyre dëmtuan përdoruesin dhe 55 raste dëmtuan pronën.

Kjo ngjarje ka venitur shpresat e kompanisë për rritje të shitjeve pas disa raporteve financiare pozitive muajt e fundit. Kjo tërheqje është një rast i paprecedent në historinë prodhuesit më të madh të telefonëve inteligjent.

Samsung bëri të ditur se telefonët do të zëvendësohen brenda datës 21 Shtator. Në ditët e para të këtij muaji kompania kishte thënë se do të tërhiqte telefonët nga 10 tregje. Edhe pse tërheqja e telefonëve nga tregu nuk është diçka e padëgjuar më parë për një kompani, vetë natyra e problemit përbën një dëm serioz për reputacionin e kompanisë.

2.5 milion telefonë në të gjithë botën pritet ti bashkohen kësaj fushate. Analistët parashikojnë një dëm financiar prej 5 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Samsung zëvendëson 1 milion telefonë Galaxy Note 7
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)