Samsung zbuloi proçesorin me bërthama të përshtatura Exynos 8 Octa 8890

Publikuar më: 13-11-2015

Exynos8_PR_Main_1Pas Qualcomm, është rradha e Samsung të tregojë më të mirën e gjeneratës së re të proçesorëve mobil. Përmes një postimi në blog Samsung detajoi anëtarin më të ri të familjes së proçesorëve mobil: Exynos 8 Octa 8890.

Ky është proçesori i dytë i Samsung bazuar në arkitekturën 14 nanometër dhe njihej ndryshe me pseudonimin M1 Mongoose. Po ndryshe nga Exynos 7 Octa 7420, modeli Exynos 8 Octa është proçesori i parë e Samsung bazuar në bërthama proçesorike të përshtatura nga akitektura 64-Bit ARMv8.

Kjo jo vetëm që sjell një nivel të ri të performancës por integron edhe modemë të LTE të Kategorisë 12/13. Bërthamat e reja të përshtatura sipas Samsung premtojnë 30 % më shumë performancë dhe 10 % më tepër efikasitet krahasuar me Exynos 7 Octa. Në përbërje të Exynos 8 Octa gjendet 4 bërthama ARM Cortex-A53 dhe 4 bërthama të përshtatura nga Samsung.

Modemët LTE të Kategorisë 12/13 sjellin shpejtësi shkarkimi në teori deri në 600 Mbps dhe ngarkim 150 Mbps. Me Exynos 8 Octa Samsung premton edhe performancë të shtuar në lojërat 3D falë grafikave Mali-T880 të ARM.

Prodhimi në masë i këtij proçesor starton në fund të këtij viti që do të thotë se ky proçesor me patjetër do të fuqizojë gjeneratën e ardhshme të telefonëve Galaxy S. Debutimi i Exynos 8 Octa vjen vetëm tre ditë pasi Qualcomm detajoi proçesorin Snapdragon 820.

2015 ka qenë një vit i vështirë të Qualcomm kur Samsung braktisi Snapdragon 810-tën në favor të proçesorëve të saj Exynos. Duke filluar që me Galaxy S6, të gjitha modelet premium të telefonëve të Samsung si seritë Note dhe Edge fuqizoheshin nga proçesorët Exynos. Në 2016-tën Snapdragon 820 premton shumë, dhe ekzistojnë disa spekulime se Samsung do të bazohet në të dy proçesorët për Galaxy S7-tën. (PCWorld Albanian)

Samsung zbuloi proçesorin me bërthama të përshtatura Exynos 8 Octa 8890
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)