Harduer

Samsung zbuloi linjën buxhetore 750 EVO të SSD-ve

Feb 19 2016
0 Shpërndarje
Samsung zbuloi linjën buxhetore 750 EVO të SSD-ve

samsungssd-100607633-galleryImponuar nga rënia e çmimeve të SSD-ve, Samsung ka vendosur ti kushtojë vëmendje edhe rangut të ulët të këtyre produkteve dhe më i fundit është 750 EVO.

Kjo linjë e re e disqeve solidë janë të rëndësishëm për disa arsye. E para janë shumë të lirë dhe e dyta sepse janë shumë më të shpejtë sesa një pjesë e madhe e SSD-ve “buxhetorë”. Një SSD e kësaj linje me kapacitet 120 GB kushton 55 dollar ndërsa varianti 250 GB kushton 75 dollar.

Shpejtësia e leximit të këtyre modeleve arrin 540MBps dhe ajo e shkrimit është 520MBps. Këto disqe solide janë të bazuar në akitekturën planare të NAND dhe jo 3D që Samsung po e reklamon bujshëm vitet e fundit. Teknologjia 3D NAND nuk do të kishte kuptim të përdorej në SSD buxhetore. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>