Samsung zbuloi diskun solid 850 EVO me kapacitet 4TB dhe çmim 1,500 dollar

Publikuar më: 11-07-2016

600x600_8-100670780-largeMbase ka ardhur koha që të hedhim tutje hardisqet tona. Samsung ditën e sotme prezantoi SSD më të ri për konsumatorët individualë, modelin 4TB 850 EVO i cili është njëkohësisht disku solid me kapacitetin më të lartë në treg.

Ky disk arrin një shpejtësi leximi prej 540 MBps dhe shkrimi 520 MBps. Në të vërtetë Samsung ka shitur diskun solid 16TB prej muajsh por ne po flasim SSD-në e parë 2.5 inç si zgjedhje ideale për çdo desktop konsumatori.

Vitin e kaluar kompania gjithashtu prezantoi SSD-në 3.84TB po ishte ndërtuar për qëndrat e të dhënave. Modeli 4TB 850 EVO përmban teknologjinë V-NAND dhe në aspektin e performancës mund të mos jetë aq i shpejtë sa ndërfaqet M.2, U.2 dhe PCIe por në kapacitet po.

Disku solid 4TB 850 EVO vjen me një çmim prej 1,500 dollarësh dhe 5 vjet garanci. Disku solid 2TB 850 EVO i cili deri dje ishte zgjidhja ideale për konsumatorët kushton 675 dollar. (PCWorld Albanian)

Samsung zbuloi diskun solid 850 EVO me kapacitet 4TB dhe çmim 1,500 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)