Samsung vendos ti paguajë Apple plot 548 milion dollar për shkelje të patentave

Publikuar më: 05-12-2015

apple-samsung
Betejat gjyqësore të patentave mes Apple dhe Samsung po shkojnë drejt fundit. Gjigandi korean vendosi ditën e djeshme ti paguante Apple plot 548 milion dollar nxitur nga humbja e një çështje gjyqësore.

Bëhet fjalë për një rast i cili daton nga 2011-ta dhe shkak i këtij reagimi të Samsung mendohet të jetë humbja e vazhdueshme e disa betejave gjyqësore mes amerikanëve të Apple. Më 14 dhjetor në llogaritë e Apple do të shtohen afro 550 milion Euro.

Gjithashtu me këtë veprim, Samsung mund të vijojë të apelojë vendimet e gjykatave me qëllim që një ditë të mund ti kthehen paratë. Një rast konkret vjen nga një vendim gjykate e cila ka shfuqizuar një patentë e përfshirë në një çështje të humbur nga Samsung ndaj Apple.

Në gusht të 2011-tës Samsung u urdhërua ti paguante Apple 1 miliard dollar për shkelje të patentave që kishin të bënin me dizajnin dhe funksionin e iOS në iPhone. Realisht kjo çështje u hap nga ish shefi ekzekutiv dhe i ndjeri Steve Jobs. Atë kohë Jobs ishte i tërbuar nga ideja se sistemi operativ i Google, Android kopjonte bindshëm iOS revolucionar të Apple.

Në pamundësi për të paditur në gjykatë Google (sepse e ofron Android-in falas), Apple vendosi të fillonte një luftë ndaj Samsung. Kjo për vetë faktin se telefonë Samsung jo vetëm që përmbanin Android-in por po tejkalonin edhe iPhone për tu bërë kompania dominante.

Ndërsa sot Samsung vijon të rënien ndërsa shitjet e iPhone po rriten çdo ditë e më shumë madje duke vënë rekord çdo vit. (PCWorld Albanian)

Samsung vendos ti paguajë Apple plot 548 milion dollar për shkelje të patentave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)