Samsung Upgrade ju shpërblen me 300 dollarë për smartfonin e vjetër

Publikuar më: 11-08-2012
Samsung Upgrade ju shpërblen me 300 dollarë për smartfonin e vjetër

Tani Samsung është duke u ofruar njerëzve të cilët blejnë një smartfon të ri të ndërtuar nga ndërmarrja e tyre një rrugë të drejtpërdrejt për të marrë një shpërblim nga hardueri i tyre.

Kjo ndërmarrje lëshoi Ueb faqen e re Samsung Upgrade dhe do t’i shpërblej konsumatorët me 300 dollarë për smartfonin e tyre të vjetër.

Procesi është i thjeshtë. Shkoni tek faqja Samsung Upgrade dhe plotësojeni një formular online ku ju zgjidhni se cilin lloj smartfoni e posedoni për momentin. Po, edhe pajisjet me iOS, BlackBerry dhe Windows Phone janë të listuara.

Pastaj ju i tregoni faqes nëse pajisja është duke punuar mirë dhe faqja pastaj paraqet një citim. Pasi ta blini një telefon të ri Samsung, ju e dërgoni telefonin tuaj të vjetër brenda 30 ditëve. Pas kësaj, ju duhet të merrni një citim për paratë që ju janë dhënë për telefonin e vjetër nga Ueb faqja.

Pajisjet për të cilat Samsung ofron para janë:

o OG DROID – $0

o DROID 2/Global – $20

o DROID 3 – $60

o DROID 4 – $165

o BIONIC – $85

o RAZR – $140

o RAZR MAXX – $200

o DROID X – $20

o DROID X2 – $45

o Galaxy Nexus – $130

o DROID Charge – $50

o Thunderbolt – $40

o Incredible – $35

o Incredible 2 – $75

o Lucid – $100

o iPhone 4S 16GB – $210

Njerëzit që tashmë kanë blerë smartfonë të ri të Samsungut poashtu mund të marrin pjesë ende, nëse ata ende kanë vërtetimin për blerjen e pajisjes.

Samsung ofron gjithashtu një proces të ndarë për njerëzit të cilët mund të kenë gjashtë ose më tepër smartfonë të vjetër një rrugë për të marrë një shpërblim.

Kjo gjë të cilën është duke e bërë Samsung paraqet një gjë të rrallë që një ndërmarrje e smartfonëve të lëshonte një përpjekje të tillë. (PCWorld Albanian)

Samsung Upgrade ju shpërblen me 300 dollarë për smartfonin e vjetër
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)