Samsung ul koston e Galaxy S6 dhe S6 Edge në Europë me 100 Euro

Publikuar më: 04-08-2015

SAMSUNG CSCSamsung premtoi gjatë raportimit të të ardhurave dhe fitimeve për tre mujorin e fundit se do të ulte çmimet e Galaxy S6 dhe S6 Edge dhe tani po bëhet realitet.

Ishte portali BetaNews që fillimisht vuri re uljen e çmimeve nga Samsung për variantet 32 GB me afro 100 Euro. Galaxy S6 tani kushton 599 Euro ndërsa S6 Edge 699 Euro.

Çmimet kanë ërnë edhe në Britani por që monedha natyrisht është në Paund. Aktualisht ulja e çmimeve po bëhet vetëm në Europë. Shkaku i uljes së çmimeve mendohet të jetë ulja e të ardhurave dhe pamundësia e dy modele Galaxy S6 dhe S6 Edge për të mbyllur defiçitin e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Samsung ul koston e Galaxy S6 dhe S6 Edge në Europë me 100 Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)