Samsung u thotë përdoruesve të Galaxy Note 7-tës të fikin telefonët

Publikuar më: 11-10-2016

_91184825_gettyimages-598647686Gjigandi Korean i prodhimit të telefonëve inteligjentë dhe Galaxy Note 7-tës famëkeqe paralajmëroi përdoruesit ti fikin telefonët. Në të njëjtën kohë kompania zyrtarisht tha se do të ndalojë prodhimin e telefonit.

Samsung tërhoqi nga tregu 2.5 milion telefon në Shtator pas raportimeve të shumta se bateritë e Galaxy Note 7 po shpërthenin. Raporte të tjera të shpërthimit të telefonëve të zëvendësuar pushtuan titujt e lajmeve ditën e Hëne.

Në një prej rasteve më dramatike ishte zgjimi i një burri nga Kentaki në Shtetet e Bashkuara nga tymi i gjeneruar prej Galaxy Note 7-tës. Po cili është shkaku i baterive defektive?

Samsung thotë se kontakti mes elektrodave pozitive dhe negative shkakton qarqe të shkurtra duke mbinxehur bateritë dhe i rezultat vjen edhe shpërthimi i tyre.

Samsung thotë se konsumatorët e prekur janë mbi 2,5 milion dhe 45,000 Note 7 janë shitur në Europë kryesisht në Britani. 75% e tyre janë zëvendësuar ose me një model të ri Note 7 ose me një tjetër telefon Samsung.

Galaxy Note 7 ishte i destinuar për të rivalizuar iPhone 7. Në fillim u mirëprit plot entuziasëm gjersa skandali goditi Samsung. Që atëherë aksionet e Samsung kanë rënë ndjeshëm ndërsa ato të Apple po shijojnë ditë të mira. (PCWorld Albanian)

Samsung u thotë përdoruesve të Galaxy Note 7-tës të fikin telefonët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)