Samsung u ofron përdoruesve të një iPhone, testim falas të Galaxy S6 Edge+ dhe Note 5 kundrejt 1 dollar

Publikuar më: 21-08-2015

samsung-galaxy-s6-edge-plus-9670.0.0Biznesi në fushën e teknologjisë na ka treguar se promocioni është një element shumë i rëndësishëm në momentin e debutimit të një produkti të ri në treg.

Samsung ka pak ditë që ka prezantuar dy smartfonët e saj Galaxy S6 Edge+ dhe Note 5 dhe kompania është gati të bëjë gjithçka në mënyrë që këto dy pajisje të reja të shiten. Për këtë Samsung i duhet të godasë rivalin e saj më të madh; Apple iPhone.

Ndaj Samsung ka vendosur tu ofrojë përdoruesve të një iPhone, testim falas të një smartfoni të linjës Galaxy për 30 ditë kundrejt 1 dollari. Përdoruesit e një iPhone sipas dëshirës mund të zgjedhin të testojnë një Galaxy S6 Edge, S6 Edge+ ose Galaxy Note 5. Këta smartfonë do të ofrohen të shoqëruar nga një kartë SIM e aktivizuar.

Por kini kujdes! Çdokush që nuk kthen smartfonin Samsung brenda afatit 30 ditor, do të detyrohet të paguajë çmimin e plotë të tij. Kjo nuk është hera e parë që Samsung vendos të ndjekë një strategji të tillë interesante në momentin e debutimit të produkteve të reja në treg. Nëse keni dëshirë të bëheni pjesë e grupit të testuesve, mund të regjistroheni direkt nga iPhone juaj. Fundja përse mos ta provoni?! (PC World Albanian)

Samsung u ofron përdoruesve të një iPhone, testim falas të Galaxy S6 Edge+ dhe Note 5 kundrejt 1 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)