Samsung thyen heshtjen! Vendos të rikthejë sërisht Windows Update në kompjuterat e saj

Publikuar më: 27-06-2015

samsung-series-5-boost-press.0Më herët gjatë kësaj jave, qarkulloi kudo lajmi se Samsung kishte ndryshuar softuerin e kompjuterave të saj Windows në mënyrë që ata mos të merrnin përditësimet Windows Update automatikisht.

Në vend të kësaj përdoruesit duhet të kontrollonin manualisht për përditësime, por kjo mënyra nuk është aspak e sigurt. Samsung e aplikoi këtë ndryshim në një pjesë të madhe të pajisjeve të saj.

Samsung deklaroi se qëllimi i këtij veprimi nuk ishte ç’aktivizimi i përditësimeve Windows por vetëm ofrimi i mundësive të zgjedhjes tek përdoruesit. Në këtë mënyrë ata zgjedhin se kur duan të përditësojnë sistemin e tyre Windows. Nuk mungoi reagimi i Microsoft rreth kësaj ngjarje, e cila e dënoi këtë veprim të kompanisë. Me sa duket kjo e ka bërë Samsung të heqë dorë dhe të aktivizojë sërisht përditësimet automatike të Windows Update. Për Venture Beat, Samsung u shpreh se në ditët në vijim gjithçka do të kthehet ashtu si ishte.

Microsoft e përdor Windows Update si një vegël për të transmetuar tek konsumatori versionet më të fundit të softuerit të saj Windows. Por ç’është më e rëndësishme përmes këtyre përditësimeve Microsoft bën mbrojtjen e sistemit duke mbrojtur kështu përdoruesit. Samsung u justifikua se e bëri këtë për tu dhënë prioritetet përdoruesve dhe zgjedhjeve të tyre. Nga ana tjetër duket se përdoruesit i japin më shumë prioritet sigurisë së tyre se sa preferencave për të shkarkuar automatikisht përditesimet e Windows. (PC World Albanian)

Samsung thyen heshtjen! Vendos të rikthejë sërisht Windows Update në kompjuterat e saj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)