Samsung synon që Galaxy S8 të jetë telefoni me kamerën më të mirë selfie

Publikuar më: 30-11-2016

s7-cameraSamsung e ka përmirësuar vazhdimisht dizajnin e telefonit më të mirë të kompanisë vitet e fundit, duke ofruar përmirësime në përformancë dhe dizajn të cilat e mbajnë serinë Galaxy S në maje të renditjes së smartphone-ve.

Por kamera frontale është një element që ka mbetur relativisht i pa prekur vitet e fundit, me rritje të vogla në megapikselat duke qenë përmirësimet e vetme.

Sipas një raporti, i cili duket se citon një burim të industrisë, Samsung do të shtojë Autofokus në kamerën ballore të S8.

Autofokusi në kamerën ballore është i rallë, edhe pse OnePlus ka kthyer vëmendjen në kamerën ballore në pajisjen e fundit OnePlus 3T, i cili një kamerë ballore prej 16-megapiksel. Mbetet e panjohur nëse do të shohim ndonjë rritje në rezulucionin e kamerës.

Duhet ende që të konfirmohet se Samsung po planifikon me të vërtetë që të shtojë autofocus në kamerën e S8, pasi kompania nuk ka zbuluar ndonjë detaj madhor rreth telefonit.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar fjalët që të qarkullojnë, me një çip Snapdragon 835, 6 GB RAM, dhe një dizajnë, të ri, pothuajse me të gjithë pjesën e përparme ekran, mes tipareve të diskutueshëm.

Telefoni pritet që të debutojë në MWC në 2017, i cili zhvillohet në shkurt. Por falë shkatërrimi të Note 7, i cili forcoi Samsung që të tërhiqte pajisjet falë problemeve të mbinxehjes, debutimi i S8 mund të shtyhet për tu siguruar që i njëjti gabim të mos përsëritet dy herë. (PCWorld Albanian)

Samsung synon që Galaxy S8 të jetë telefoni me kamerën më të mirë selfie
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)