Samsung suprizon: Galaxy Note 7 vjen me skaner irisi, USB-C dhe Gorilla Glass 5

Publikuar më: 02-08-2016

3984Ka mbërritur zyrtarisht phableti më i fundit i Samsung. Kompania prezantoi gjeneratën e gjashtë për Galaxy Note dhe si për çudi bart emërtimin 7. Përmban harduerin më të fundit, një laps stylus sensitiv ndaj presionit, një ndërfaqe të rafinuar e gjitha e paketuar në xham dhe metal. Dhe për adhuruesit e realitetit virtual Samsung zbuloi gjeneratën e re të GearVR dizenjuar vetëm për Galaxy Note 7-tën.

Njihuni me phabletin e ri

Po pyesni pse nuk ka një Galaxy Note 6? Sepse Samsung vendosi të tejkalojë këtë numër në favor të 7 duke vendosur phabletin në një linjë me telefonët më të mirë të kompanisë Galaxy S7 dhe S7 Edge.

4702

Galaxy Note 7 përmban po ato funksionalitete që përmban edhe Galaxy S7-ta. Me fjalë të tjera kemi një proçesor Qualcomm Snapdragon 820 shoqëruar nga 4GB RAM dhe një kamër të pasme 12 megapiksel e paisur me teknologjinë dual piksel. Edhe pse një ekran realitivisht më të madh sesa Galaxy S7 prej 5.7 inç, është po aq vibrant falë teknologjisë Super AMOLED. Ka po të njëjtin rezolucion gjithashtu: 2560×1440 piksel.

Natyrisht që Galaxy Note 7 nuk është një klon i S7 dhe bateri e dëshmon më së miri këtë me një kapacitet 3,500 mAh. Ka teknologjitë e ngarkimit wireless dhe ngarkimit të shpejtë. Madje telefoni është rezistent ndaj ujit dhe është gjenerata e parë e phabletit i cili i jep lamtumirën microUSB në favor të USB-C.

 

Vlen të theksohet se këtë vit kemi të bëjmë vetëm me një model Galaxy Note. Për të përfituar nga avantazhet e ekranit të harkuara dhe hapësirës shtesë të saj Note 7 vjen me një laps stylus ndryshe nga gjeneratat tjera. Është dyherë më sensitiv ndaj shtypjes që ushtrohet krahasuar me Galaxy Note 5.3715

Së fundi ashtu siç sugjeronin spekulimet Galaxy Note 7 mund të shkyçet me sytë tuaj falë një skaneri retine i cili është më i shpejtë se skaneri i shenjave të gishtërinjve.

Galaxy Note 7 dhe GearVR zyrtarisht dalin në shitje më 19 Gusht. Nuk ka një shifër ekzakte të çmimit për asnjërën nga paisjet. (PCWorld Albanian)

Samsung suprizon: Galaxy Note 7 vjen me skaner irisi, USB-C dhe Gorilla Glass 5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)