Samsung sjell Galaxy Note 7, prezantimi transmetohet live në Youtube

Publikuar më: 02-08-2016

samsung-galaxy-note-5-caracteristicas-precio-analisisEvenimenti tradicional “Unpacked” i Samsung do të zërë vend ditën e sotme në New York ku kompania është gati të konfirmojë çdo gjë që ne tashmë dimë për Galaxy Note 7.

Spekulimet më të qëndrueshme raportojnë një ekran 5.7 inç me dy skaje të harkuara, një portë USB-C dhe një skaner Irisi. Disa të tjerë flasin për një stil iCloud të mbrojtjes së të dhënave dhe një laps stylus rezistent ndaj ujit.

Prezantimi fillon në ora 18:00 me orën tonë lokale dhe do të mund ta ndiqni përmes kanalit zyrtar të Samsung në Youtube. (PCWorld Albanian)

Samsung sjell Galaxy Note 7, prezantimi transmetohet live në Youtube
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)