Samsung sjell akitekturën 14 nm me proçesorin Exynos 7870 tek telefonët buxhetorë

Publikuar më: 17-02-2016

rProdhuesi i njohur korean i telefonëve inteligjent është duke ndërtuar një proçesor dedikuar telefonëve të rangut të mesëm me arkitekturën 14 nanometër njoftoi Samsung në një dalje për shtyp.

Proçesori do të jetë Exynos 7870 dhe është hera e parë që Samsung implementon arkitekturën 14 nanometër për telefonët e rangut të mesëm. Kjo këvizje besohet të jetë pjesë e strategjisë së kompanisë për të forcuar pozitat e biznesit të proçesorëve.

Proçesori i ri Exynos 7 Octa 7870 do të ketë në përbërje tetë bërthama me frekuencë 1.6 Ghz shoqëruar nga një modem LTE. Me dizajnin 14 nanometër Exynos 7870 pritet të ulë konsumin e energjisë tek këto telefonë.

Proçesori mbështet ekranet me rezolucion 1080p, sensor kamera 16 megapiksel dhe realizim videoje me 60 frekuenca në sekond në 1080p.

Në Nëntor, Samsung zbuloi gjeneratën e re, Exynos 8 Octa 8890 një proçesor ky i përbërë nga bërthama të përshtatura. Ndërtuar për telefonët e rangut të lartë, Exynos 8 Octa do të debutojë në Galaxy S7 gjatë Kongresit Mobil Botëror. (PCWorld Albanian)

Samsung sjell akitekturën 14 nm me proçesorin Exynos 7870 tek telefonët buxhetorë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)