Samsung rrezikon një tërheqje të dytë nga tregu të Galaxy Note 7-tës

Publikuar më: 07-10-2016

maxresdefaultSamsung rrezikon të përballet një fushatë të dytë të tërheqjes masive nga tregu të Galaxy Note 7-tës pas incidentit që ndodhi në një fluturim ajror në SHBA gjatë javës.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA filloi hetimet rreth ngjarjes ku telefoni i një pasagjeri të Southwest Airlines u përfshi nga tymi. Situata u mor nënkontroll menjëherë dhe udhëtarët u evakuan të gjithë pa asnjë dëm.

Prodhuesi Korean është zhytur në një krizë që kur telefonët e saj Galaxy Note 7 shpërthyen në flakë në ditët e para të shitjes gjatë muajit Gusht. Samsung menjëherë mori masa dhe zëvendësoi 2,5 milion telefonë në të gjithë botën duke thënë se kishte zbuluar dhe riparuar shkakun.

Impakti financiar i kësaj krize ka filluar të ndihet sepse Samsung raportoi një rënie të ritmit të rritjes pas 5 muajsh raporte pozitive. (PCWorld Albanian)

Samsung rrezikon një tërheqje të dytë nga tregu të Galaxy Note 7-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)