Samsung ringjall Tizen me versionin 3 të platformës, sfidon Android dhe iOS

Publikuar më: 29-04-2016

tizen-2.0-hands-onJanë të shumta përpjekjet dhe alternativat e përkthyer në sisteme operativ si Firefox të cilët kanë dështuar përballë dominimit të Android dhe iOS, por Tizen i Samsung ka mbijetur gjer më sot.

Pas vitesh në heshtje, Tizen tani rikthehet fuqishëm falë një përditësimi madhor. Një version i ri i sistemit operativ, Tizen 3.0, u prezantua nga Samsung gjatë konferencën së zhvilluesve në San Francisco.

Tizen 3.0 është një përditësim teknologjik i rëndësishëm i cili do e bënte sistemin operativ të përshtatshëm pothuajse me çdo telefon dhe tablet. Do të jetë 64Bit ashtu siç iOS dhe Android duke funksionuar me proçesorët më të fundit ARM 64Bit dhe x86.

Beta e parë e versionit 3.0 do të vijë në Korrik ndërsa finalizimi i tij do të jetë në Shtator. Tizen 3.0 do të funksionojnë me ekranet 4K dhe mund të jetë një platformë serioze lojërash falë mbështetjes për API-në Vulkan. Motori i grafikave të Tizen 3.0 është 30 % më i shpejtë sesa ai i versionin 2.4.

Sistemit operativ debutoi në 2012-tën me dy telefonët e parë inteligjent për tregun indian. Sot Tizen gjendet në televizorët dhe orët inteligjente si Gear S2. Me versionin 3 të platformës, Tizen do të fuqizojë Internetin e Gjërave që nga frigoriferët inteligjent tek makinat larëse. Është terësisht e mundur që me zyrtarizimin e versionit 3 të mbërrijnë elektroshtëpiaket e para me sistemin operativ.

Tizen 3.0 është i ngjashëm me Windows 10-tën, një zhvillues mund të ndërtojë një aplikacion i cili funksionon në një gamë të gjërë paisjet me madhësi ekranesh të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Samsung ringjall Tizen me versionin 3 të platformës, sfidon Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)