Samsung reduktoi numrin total të telefonëve të prodhuar në 2015-tën me 33 %

Publikuar më: 17-12-2015

samsungs6-930x446Vitin e shkuar Samsung kishte paralajmëruar për një shkurtim masiv të produkteve që do të hidhte në treg, një kortezi kjo e Wall Street Journal. Atëherë kompania parashikonte një shkurtim prej 25-30 % të numrit total të produkteve të reja.

Në fakt pas disa verifikimeve mësuam se gjatë 2015-tës Samsung nxori në shitje vetëm 36 telefonë dhe krahasuar me 54 telefonët e vitit të shkuar i bie të jetë një reduktim me 33 %. Tani telefonët Samsung mbizotërohen nga linjat A, E, J dhe S së bashku me disa shtesa si Grand, Max, Plus dhe Prime.

Një tjetër risi e këtij viti për Samsung ka qenë numri i telefonëve në shitje të rangut të lartë. Prodhuesi korean në 2010 kishte në treg vetëm një model, atë Galaxy S. Në 2011-tën u shtua edhe një tjetër anëtar i “familjes mbretërore” të telefonëve Samsung, ai Note. Dhe kështu qëndroi gjer më 2014 ku krahas Note u prezantua edhe një tjetër model: Note Edge. Në 2015-tën së bashku me Galaxy S6-tën erdhi S6 Edge.

Pastaj në muajin Gusht debutuan S6 Edge+ dhe Note 5. Në 2016-tën pritet që kjo familje të shohet me anëtarë të rinj duke shkuar mbase në 5 ose 6. Sipas spekulimeve mendohet që këto telefonë të jenë: Galaxy S7, S7 Edge, S7 Plus, S7 Edge Plus dhe Note 6. (PCWorld Albanian)

Samsung reduktoi numrin total të telefonëve të prodhuar në 2015-tën me 33 %
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)