Lajmet

Samsung pritet të zbulojë rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7

Jan 2 2017
0 Shpërndarje
Samsung pritet të zbulojë rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7

Exchanged Samsung Electronics' Galaxy Note 7 is seen at company's headquarters in SeoulSamsung Electronics pritet të zbulojë këtë muaj rezultatet e hetimit të Galaxy Note 7-s dhe shkaqeve të problemeve me baterinë bënë të ditur mediat lokale.

Firma Koreano Jugore tha gjatë muajit Tetor se po ekzaminonte çdo komponentë të telefonit duke sugjeruar se janë disa faktor që kanë kontribuar në një prej produkteve më famëkeqe në historinë e teknologjisë.

Prodhuesi numër një në botë i telefonëve inteligjentë mori një goditje 5.1 miliard dollarëshe pas vendimit për të ndaluar shitjen e Galaxy Note 7 në Tetor.

Investitorët dhe analistët kanë thënë se është shumë e rëndësishme të identifikohen shkaqet që çuan në këtë dështim historik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>