Samsung pritet të sjellë një sërë smartfonësh me sistem operativ Tizen këtë vit

Publikuar më: 01-07-2015

samsung-z1-960Është pak e vështirë të mendosh së Tizen mund të renditet si një sistem operativ potenicial i renditur përkrah platformave si iOS dhe Android.

Por nuk mund të themi të njëjtën gjë kur marrim parasysh faktin se Samsung shiti 1 milion smartfona Z1 me sistem operativ Tizen në Indi që nga muaji janar.

Konkretisht ka shenja se Samsung do të tentojë të shkojë më tej me këtë sistem operativ. Reuters raporton se burime të afërta me kompaninë kanë treguar se gjigandi korean Samsung ka në plan të lancojë një seri të re smartfonësh Tizen këtë vit të cilët do të variojnë me cmime të ndryshme. Pra duket se Samsung ka besim se Tizen do të rrisë suksesin e kompanisë.

Por ja vlen të themi se ka tepër presion përsa i përket kësaj gjëje. Duke sjellë një sistem operativ të vetin, Samsung redukton kështu varësinë e saj ndaj sistemit operativ të Google, Android. Si pasojë e kësaj Samsung mund të promovojë produktet e saj dhe shërbimet në një treg ku shumica e prodhuesve varen nga softueri i Google. Ju me siguri nuk do të blini një telefon Tizen së shpejti, por Samsund është e vendosur të zhvillojë akoma më tej këtë ekosistem. (PC World Albanian)

Samsung pritet të sjellë një sërë smartfonësh me sistem operativ Tizen këtë vit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)