Samsung pritet të lançojë një tablet 12 inç me sistem operativ Windows 10

Publikuar më: 21-08-2015

Samsung-logo-boothSamsung vazhdon ende të bashkpunojë me Microsoft për ndërtimin e tabletëve dhe laptopëve të bazuar në Windows. Një spekullim i fundit tregon se Samsung është duke ndërtuar një tablet 12 inç me sistem operativ Windows 10. Thuhet se ky tablet do të rivalizojë linjën Surface Pro të Microsoft.

Ky spekullim është publikuar fillimisht në uebfaqen kineze Weibo. Sipas raportit tableti 12 inç do të ketë rezolucion 2560×1600 ose 3840×2400 piksel. Për me tepër ky tablet pritet të përdorë proçesorin 14nm Intel Core M shoqëruar nga 4GB RAM dhe do të jetë e pajisur me një stilolaps dixhital S-Pen, i ngjashëm me atë në Galaxy Note 5. Ky lajm është ende në nivele të pakonfirmuara por do të kishte shumë kuptim sikur Samsung të sillte diçka të tillë. Ndërkohë publikut i mbetet vetëm të presë. (PC World Albanian

Samsung pritet të lançojë një tablet 12 inç me sistem operativ Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)