Samsung prezanton zyrtarisht Samsung Galaxy S6 Active

Publikuar më: 10-06-2015

gsmarena_003

Samsung Galaxy S6 Active tashmë është zyrtar. Informacionet e këtij smartfoni u zbuluan nga një kompani amerikane e telekomunikacionit.

Galaxy S6 Active ka një ekran 5.1 inç Quad HD Super AMOLED dhe processor Exynos 7420 Octa dhe është paisur me çertifikim mbrotjeje IP68 Mil-STD-810G. kjo do të thotë se mund ta gjuani smartfonin në një thellësi 1.5 m për 30 minuta dhe ta përdorni përsëri me një funksionalitet të plotë.

gsmarena_004

Nje tjetër përmirësim i smartfonit krahasuar me origjinalin e kësaj linje është bateria prej 3,500 mAh. Nuk do të mungojë as ngarkimi i baterisë përmes valëve wireless. Për fat jo të mirë, spekulime për mbështetje për kartat microSD dolën të rreme sepse smartfoni është i limituar në vetëm 32 GB hapësirë të brendshme.

Po aty do të jenë edhe kamera 16 megapiksel e pasme dhe 5 megapiksel frontale së bashku me Android Lollipop 5.0.2 dhe ndërfaqen Touch-Wiz. (PCWorld Albanian)

Samsung prezanton zyrtarisht Samsung Galaxy S6 Active
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)