Samsung prezanton Gear S3: Ekrani 1.3 inç, LTE dhe Samsung Pay janë disa prej risive

Publikuar më: 01-09-2016

FR-CL_2P_Black-1440x1018Pak orë përpara startit të konferencës IFA në Berlin, Samsung zgjodhi të detajonte orën e re inteligjente, Gear S3. Kjo orë trashëgon disa prej cilësive të paraardhësit si sistemin operativ Tizen, kasën prej çeliku dhe një buton rrotullues.

Samsung ka implementuar çdo teknologji të mundshme në këtë orë inteligjente. Ekrani 1.3 inç me rezolucion 360×360, LTE, teknologjia e transmetimit magnetik të të dhënave për Samsung Pay, një boks dhe mikrofon për thirrjet, GPS, W-Fi, Bluetooth dhe një barometër janë disa prej karakteristikave kryesore.

Si rezultat kasa është zmadhuar nga 44 mm në 46 mm trashësi. Për referencë, ora inteligjente Apple Watch është e disponueshme në 38 mm dhe 42 mm. Hardueri i brendshëm përbëhet nga një procesor dy bërthamësh 1Ghz Exynos, 768MB RAM, 4GB memorje të brendshme dhe 380 mAh bateri.

Ora përmban certifikimin IP68, e thënë ndryshe rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit. Këtë vit do të ofrohen dy stile: një model tradicional klasik i cili nuk ka mbështetje për LTE dhe një model “Frontier”. Samsung premton 3-4 ditë jetëgjatësi bateri pa LTE-në. Që të dy orët janë 12.9 mm të trashë.

Së fundit një risi e kësaj ore është pikërisht teknologjia e re e Corning e quajtur Gorilla Glass SR+, një formulë e re ndërtuar për veshjet teknologjike. Sipas Corning ky xham ka 70% më shumë rezistencë dëmi ndaj përplasjeve dhe 25% ndaj sipërfaqeve. Ora do të dalë në shitje nga fundi i vitit ndërsa kostoja ngelet për tu mësuar. (PCWorld Albanian)

Samsung prezanton Gear S3: Ekrani 1.3 inç, LTE dhe Samsung Pay janë disa prej risive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)