Samsung prezanton çipin V-NAND me kapacitet 256Gb

Publikuar më: 12-08-2015

samsung_48-layer_256gb_v-nand_chip_m-100606704-largeSamsung po i kushton një vëmendje të veçantë kapacitetit të disqeve solide SSD. Pas prezantimit të çipit me 32 shtresa V-NAND në muajin gusht të vitit 2014, kompania sapo ka sjellë në treg një çip V-NAND me 48 shtresa.

Ky zhvillim i ri do të rrisë kapacitetin prej 128Gb të çipave NAND në 256Gb. Kjo do të thotë se Samsung ka gjetur zgjidhjen ideale për disqet solide me mbi 1 terabajt SSD.

Përtej zgjerimit të kapacitetit, Samsung premton se ky çip i ri do të ofrojë kursim me 30% të konsumit të baterisë dhe do të jetë 40% më produktiv. Seria e çipave V-NAND njihet ndryshe si 3D NAND. Nën këtë arktitekturë të çipave, qelizat janë të vendosura në formë rradhësh vertikale për të rritur kapacitetin e memories brenda një të çipi të vetëm. Samsung ka deklaruar do të fillojë të prodhojë këtë lloj çipi brenda këtij viti megjithatë ende nuk dihet se kur ai do të implementohet në kartat SSD.

Ky vit ka qënë shumë intensiv përsa i përket zhvillimeve që kanë pësuar çipat e kompanive të ndryshme. Në muajin mars, Toshiba prezantoi çipin NAND me 48 shtresa 128Gb. Ky produkt më pas u ndoq nga ardhja e versionit 256Gb të cilën Toshiba e ndërtoi në bashkpunim me SanDisk. Intel dhe Micron prezantuan gjithashtu në muajin mars një teknologji 3D NAND e cila ka kapacitet deri në 384Gb. Kjo nuk mjaftoi, Intel, Micron dhe prezantuan në muajin korrik një teknologji të quajtur 3D XPoint që premton të jetë më rezistente dhe 1000 herë më e shpejtë se teknologjia NAND aktuale. (PC World Albanian)

Samsung prezanton çipin V-NAND me kapacitet 256Gb
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)