Samsung prezantoi telefonin e ri buxhetor Galaxy On8

Publikuar më: 27-09-2016

gsmarena_003Samsung po punon shumë për të zgjeruar linjën …, mbase po përpiqet të harrojë telashet që i ka shkaktuar Galaxy Note 7 duke u zbavitur me gjëra të vogla. Megjithatë produkti më ri i gjigandit Korean quhet Galaxy On8 dhe vjen për tju bashkuar familjes Galaxy On7 dhe On5.

Ka një ekran 5.5 inç Super AMOLED, procesor Exynos 7870 Octa me frekuencë 1.6 Ghz dhe arkitekturë 14 nanometër. Galaxy On7 lavdërohej për jetëgjatësinë e shkëlqyer të baterisë dhe e njëjta vlen edhe për këtë model falë kapaciteti 3,300 mAh.

Ka 3GB RAM shoqëruar nga 16GB memorje të brendshme e cila mund të zgjerohet me kartat microSD. Kamera është çifti i përhershëm 13/5 megapiksel e pasme dhe frontale respektivisht. E fundit, telefoni ofron mbështetje për VoLTE dhe peshon 168 gram.

Aktualisht telefoni ka dalur në shitje në Indi për 240 dollar dhe pritet të zgjerohet edhe në rajone të tjera në muajt në vijim. (PCWorld Albanian)

Samsung prezantoi telefonin e ri buxhetor Galaxy On8
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)