Samsung prezantoi telefonin e parë Tizen me mbështetje për 4G-në

Publikuar më: 23-08-2016

Z2-930x783Samsung prezantoi një tjetër telefon inteligjent me sistemin operativ Tizen bazuar në Linux dhe zhvilluar në bashkëpunim me disa gjigandë të elektronikës. Samsung Z2 është telefoni i parë Tizen me mbështetje për 4G, fuqizuar nga procesor katër bërthamësh 1.5 Ghz dhe shoqëruar nga 1GB RAM.

Memorja e brendshme është vetëm 8GB por që mund të zgjerohet falë kartave SD deri në 128GB. Ngjashëm me modelet e kaluara të telefonëve Tizen nga Samsung, edhe ky i fundit do të shitet vetëm në Indi që nga data 29 Gusht për 68 dollar.

Nisma me kod të hapur e cila përfaqëson edhe alternativën e Samsung krahas Android është implementuar gjerësisht në një sërë produktesh të kompanisë që nga orët inteligjente, tek kamerat, televizorët dhe Interneti i Gjërave. Megjithatë Tizen ka qenë i kufizuar kur bëhet fjalë për shtrirjen në paisje të ndryshme.

Samsung Z2 vjen një vit nga prezantimi i Z1 në 2015-tën. Pavarësisht spekulimeve se kompania është duke ndërtuar një model të rangut të lartë me këtë sistem operativ, zëvendës presidenti i platformave pranë Samsung konfirmoi mbërritjen në tregje të reja njëkohësisht largoi edhe dyshimet lidhur me marrëdhënien me Android i cili ngelet zgjedhja parësore.

Mbërritja e 4G-së është një zhvillim për tu pasur në konsideratë për sistemin operativ por vetëm koha do të tregojë nëse platforma do tu bëjë ballë ambicjeve të Samsung. (PCWorld Albanian)

Samsung prezantoi telefonin e parë Tizen me mbështetje për 4G-në
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)