Samsung prezantoi një sensor më të hollë kamera. Po vjen në smartfonët tanë nga fundi i këtij viti

Publikuar më: 30-07-2015

samsung-16mp-thin-image-sensorNdërsa smartfonët çdo ditë që kalon bëhen më të hollë, janë edhe komponentët brenda tyre që pësojnë ndryshime në madhësi. Për të qëndruar në një linjë me këtë rënie drastike të madhësisë së telefonëve që ditët e sotme quhen smartfonë, Samsung ka njoftuar fillimin e prodhimit në mas të një sensor shumë të vogël kamera 16 megapiksel.

Ndërtuar me piksel në madhësinë e 1.0μm, sensori i ri 16 megapiksel i Samsung redukton madhësinë me 20 %, krahasuar me modulet aktualet 16 megapiksel që kanë piksel në madhësinë 1.12μm. Zvogëlimi i madhësisë është bërë kryesisht në trashësinë e sensor i cili nuk i kalon 5 mm.

Samsung tha se sensori i ri përdor teknologjinë ISOCELL, e cila ndihmon në rritjet e ndjeshmërisë ndaj dritës dhe prodhon imazhe më cilësore se sensorë ma madhësi piksel prej 1.12μm. Ky sensor sipas Samsung ka hyrë në fazat e prodhimit në masë dhe do të shfaqet tek smartfonët nga fundi i këtij viti. (PCWorld Albanian)

Samsung prezantoi një sensor më të hollë kamera. Po vjen në smartfonët tanë nga fundi i këtij viti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)