Samsung prezantoi kompjuterin e parë cilindrik, ArtPC Pulse

Publikuar më: 11-10-2016

81pc5lmumfl-_sl1500_-980x653Industria e desktopëve cilindrikë kryesisht është frekuentuar nga kompjutera të fuqishëm dhe tashmë një lojtar i ri është në skenë. Nuk bëhet fjalë për një Mac Pro të ri nga Apple por përkundër, quhet ArtPC Pulse dhe është zhvilluar nga Samsung.

Edhe pse ideja është e njëjta me atë të Apple, ndërfaqja e ArtPC Pulse diferencohet nga Mac Pro në një mënyrë apo tjetër. Së pari nuk është i rangut të Mac Pro. Karakterizohet nga katër porta USB-A, një USB-C, një Audio, një Ethernet, një HDMI, një SD dhe një portë ushqyesi.

Një nga karakteristikat unike është shtresa e sipërme e cila përmban një boks 360 gradësh zhvilluar nga Harman Kardon. Edhe Mac Pro ka bokse por nuk shërben si veçori atraktive për blerësit.81elfpkzfql-_sl1500_-980x653

Duke lënë estetikën mësojmë se kompjuteri fuqizohet nga një procesor Core i5-6400 ose i7-6700. Janë procesorë solidë por jo mjaftueshëm për të rivalizuar procesorët e Mac Pro me bërthama nga 6 deri në 12.

Modeli bazë me procesor Core i5 kushton 1,200 dollar ndërsa modeli me procesor Core i7 kushton 1,600 dollar. I pari ka 8GB RAM DDR4 dhe disk solid 256GB NVMe ndërsa i dyti 16GB RAM dhe hardisk 1 Terabajt. Që të dytë kompjuterat janë “Gati për VR” falë grafikave Radeon 460 RX. Porositë e para fillojnë nga data 28 Tetor. (PCWorld Albanian)

Samsung prezantoi kompjuterin e parë cilindrik, ArtPC Pulse
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)