Samsung prezantoi gjeneratën e re të disqeve solide NVMe, 960 Pro dhe 960 Evo

Publikuar më: 21-09-2016

960_set_a_header-800x450Samsung lançoi ditën e sotme gjeneratën e re të disqeve solide, 960 Pro dhe 960 Evo. Që të dy SSD-të shfrytëzojnë protokollin NVMe dhe bazohen në PCIe 3.0 X4.

Siç mund ta imagjinoni që të dy zotërojnë potencial të lartë me shpejtësi leximi prej 3.5GB/s dhe shkrimi 2.1GB/s për modelin 960 Pro dhe 3.2 GB/s dhe 1.9GB/s për modelin  960 Evo. Krahasuar me gjeneratën e kaluar, 950 kishte shpejtësi leximi dhe shkrimi respektivisht 2.5GB/s dhe 1.5GB/s.

Dy disqet solide dalin në shitje në muajin Tetor. Modeli 960 Pro ka kosto fillestare prej 329 dollar për versionin 512GB dhe 1,299 dollar për versionin 2TB. Ndërkaq modeli 960 EVO kushton 129 dollar për versionin 250GB dhe shkon deri në 479 dollar për modelin 1TB.

960 Pro dhe EVO sjellin teknologjinë më të fundit të kontrollerëve të cilët karakterizohen nga çipe pesë bërthamësh në vend të tre bërthamave që përmbanin kontrollerët e 950 Pro. Gjithashtu që të dy shfrytëzojnë teknologjinë 3D V-NAND të Samsung. E vetmja diferencë mes tyre është lloji i NAND-it të përdorur: 960 Pro përdor MLC V-NAND dhe EVO përdor TLC V-NAND. (PCWorld Albanian)

Samsung prezantoi gjeneratën e re të disqeve solide NVMe, 960 Pro dhe 960 Evo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)