Samsung prezantoi Galaxy A9 me ekran 6 inç dhe bateri 4,000 mAh

Publikuar më: 24-12-2015

Samsung-Galaxy-A9Pasi prezantoi gjeneratën e re të linjës Galaxy A, A3, A5 dhe A7, Samsung zbuloi pasardhësin e Galaxy A8 me disa ndryshime të dukshme. Galaxy A9 shënjestron atë pjesë tregu që Samsung për vite me radhë e ka zotëruar me linjën Galaxy Note dhe kjo falë ekrani 6 inç që posedon.

Ekrani Super AMOLED ka rezolucion 1920 x 1080p dhe shoqërohet nga një bateri gjigande prej 4,000 mAh për tju përshtatur nevojave për energji të telefonit. Specifikat e tjera të harduerit janë: Proçesor tetë bërthamësh Snapdragon 652, 3GB RAM, 32 GB memorje e brendshme, 13 megapiksel kamër të pasme dhe 8 megapiksel kamër frontale.

Samsung-Galaxy-A9-2Zhgënjimi i vetëm është përfshirja e Android Lollipop 5.1.1 edhe pse Marshmallow po bën 3 muaj që është zyrtarizuar. Të gjitha këto janë përfshirë brenda një trupi metalik me trashësi 7.3 mm, 1.5 mm më shumë sesa Galaxy A8.

Prezantimi i Galaxy A9 vjen menjëherë pas Galaxy A3 2016, Galaxy A5 2016 dhe Galaxy A7 2016 të cilët gjithashtu sollën përmirësime të dukshme kryesisht në madhësinë e ekranit. Galaxy A5 dhe A7 u paisën edhe me skaner të shenjave të gishtërinjve.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, kostoja. Duke qenë se nuk kemi akoma diçka zyrtare, si referencë mund të përmendim Galaxy A5 i cili kushton 370 Euro dhe Galaxy A7 420 Euro në Kinë. (PCWorld Albanian)

Samsung prezantoi Galaxy A9 me ekran 6 inç dhe bateri 4,000 mAh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)