Samsung po sjell në treg një telefon të rangut të lartë me rrokullisje frymëzuar nga Adele

Publikuar më: 19-11-2015

890I detyrohemi që të gjithë një kërkim faljeje këngëtares britanike Adele, shkruan ditën e sotme prestigjozja britanike The Guardian. Pas kriticizmit ndaj këngëtares për përdorimin e një telefoni me rrokullisje në një prej këngëve të saj, sot dolën lajme pafund se Samsung ka në plan ta bëjë realitet me një telefon të ri.

U publikuan disa foto të një telefoni të dyshimtë Samsung me emrin e koduar SM-W2016 i cili ngjason së shumti me Galaxy S6-tën në kapakët e pasëm.

67e8cb36-d2ae-4d3d-8002-1f41cb8f2842-bestSizeAvailable

Sipas Sammobile, telefoni i ri do të ketë disa parametra ekselentë duke filluar me 64 GB memorje të brendshmme, 3GB RAM, 16 megapiksel kamër e pasme, 5 megapiksel kamër frontale dhe Android Lollipop.

adeleflipphone

Një telefon i tillë realisht debutoi po vetëm në tregun Korean në Korrikun e këtij viti. Ngelet i paqartë fakti nëse Samsung planifikon të sjellë këtë telefon në tregjet Europiane. Përveç Adele a kemi ndonjë lexues njëkohësisht dhe adhurues i këtyre telefonëve? (PCWorld Albanian)

Samsung po sjell në treg një telefon të rangut të lartë me rrokullisje frymëzuar nga Adele
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)