Harduer

Samsung planifikon të shesë telefonë të përdorur

Aug 23 2016
0 Shpërndarje
Samsung planifikon të shesë telefonë të përdorur

The logo of Samsung Electronics is seen at its headquarters in Seoul, South Korea, July 4, 2016. Picture taken on July 4, 2016.  REUTERS/Kim Hong-Ji - RTX2K296

Samsung planifikon të lançojë një program shitjeje të telefonëve të përdorur dhe ripërtërirë të rangut të lartë duke filluar që nga viti i ardhshëm raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

Firma Koreano Jugore e teknologjisë po përpiqet të gjejë mënyra për të ruajtur rritjen e të ardhurave nga biznesi i telefonëve. Ndërsa rritja po shënon majat, Samsung kërkon të maksimizojë të ardhurat.

Fillimisht programi do të jetë i disponueshëm vetëm në SHBA dhe Korenë e Jugut ndërsa produktet e përfshira do të jenë të rangut të lartë si linja Galaxy S dhe Note. Kompania do ti shesë këto telefonë në kosto disaherë më të ulët zbulonin burimet e Reuters. Një zëdhënës i Samsung u shpreh se kompania në fjalë nuk komentet spekulimet.

Nuk dihet se deri në çfarë mase këto telefon do të riparohen por zakonisht nga përvoja në të kaluarën i vetmi rregullim ka rezultuar bateria ose komponentët materialë të jashtëm.

Ky program jo vetëm që do të gjenerojë më shumë të ardhura për kompaninë por do të rrisë prezencën e prodhuesit korean edhe në vendet e botës së tretë siç është edhe rasti i Shqipërisë ku telefonët 800 dollarësh janë të paarritshëm për shumë konsumatorë.

Rivali i drejtpërdrejt i Samsung, Apple, aktualisht shet telefonë të ripërtërirë në disa tregje megjithëse përtej kësaj nuk kemi asnjë informacion. Sipas Deloitte tregu i telefonëve inteligjentë të përdorur vlen më shumë se 17 miliard dollar. Ekspertët presin që të shënojë akoma më shumë rritje përshkak të mungesës së inovacioneve vitet e fundit. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>