Samsung përqafoi ekranet 4K me laptopin 1600 dollarësh Ativ Book 9 Pro

Publikuar më: 05-11-2015

ativbook9pro-100626038-largeKoreanët e Samsung i janë bashkuar kinezëve të Lenovo dhe japonezëve të Toshiba duke ndërtuar laptopin e parë Windows 10 me ekran 4K. Ditën e sotme gjigandi korean prezantoi dy modele të reja: Ativ Book 9 Pro dhe Ativ Book 9 Spin.

Samsung Ativ Book 9 Pro ka ekran me prekje 15.6 inç me rezolucion “Ultra 4K”, 3840 x 2160 piksel. Për 1600 dollar Samsung sjell disa komponentë të fuqishëm si proçesorin Intel Core i7-6700HQ me frekuencë 2.6 Ghz, 8GB RAM dhe disk solid 256 GB.

Në aspektin e grafikave, Ativ Book 9 Pro është një përbindësh i vërtetë. Le të themi ndryshe: Nvidia GeForce GTX 950M. Natyrisht që nga ky laptop mund të prisni edhe komponentët 802.11ac, Bluetooth 4.1, një portë USB-C, tre porta USB 3.0, një portë 4K HDMI dhe një lexues kartash SD.

Mbase zhgënjimi më i madh me këtë laptop qëndron tek bateria. Vetëm 6.5 orë punë por mos harroni urinë e ekranit 4K. Ky laptop del në shitje gjatë këtij muaj ndërkaq një datë ekzakte nuk është përcaktuar.

ativspin2-100626035-largeAtiv Book 9 Spin

Samsung ofroi edhe një zgjidhje për ata që nuk shafqin interes ndaj ekraneve 4K me laptopin Ativ Book 9 Spin. Ky produkt ka një ekrani i cili rrotullohet 360 gradë. Një praktiktë të tillë e ka implementuar Lenovo në modelet e saj Yoga.

Ativ Spin ka ekran me madhësi prej 13.3 inç dhe rezolucion 3200 x 1800 piksel. Proçesori është Intel Core i7-6500U me frekuencë 2.5 Ghz. Të tjera specifika janë: 8 GB RAM, 256 GB disk solid, grafika Intel 520 të integruara, Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 4.1, tre porta USB 3.0, një portë HDMI dhe një lexues kartash SD.

Ky laptop premton 7.3 orë jetëgjatësi baterie. Kostoja e tij përllogaritet në 1,400 dollar.

Sa i përket laptopëve me ekran 4K, Toshiba dhe Lenovo janë pionerët e kësaj teknologjie. Tani me Ativ Book 9 Pro edhe Samsung i është bashkuar festës. Edhe Dell po planifikon të ofrojë një variant 4K të XPS 15. (PCWorld Albanian)

Samsung përqafoi ekranet 4K me laptopin 1600 dollarësh Ativ Book 9 Pro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)