Samsung përgatitet të lançojë dy smartfonë të rinj: Galaxy Grand On dhe Galaxy Mega On

Publikuar më: 27-08-2015

gsmarena_002Javën e shkuar mësuam se Samsung kishte në plan të prezantonte një linjë të re smartfonësh nën brendin “O”. Menduam se prodhuesi korean po punon në modelin Galaxy O5 dhe Galaxy O7.

Tashmë këto emërtime të mundshme kanë rënë poshtë dhe këto telefon mendohet të jenë Galaxy Grand On dhe Galaxy Mega On.

Galaxy Mega On ka një numër modeli SM-G600 i cili do të paiset me një ekran 5.5 inç 720p, kamër të pasme 13 megapiksel dhe kamër frontale 5 megapiksel. Në brendësi të tij do të gjendet një proçesor Qualcomm Snapdragon 410 shoqëruar nga 1.5 GB RAM dhe 8 GB memorje e brendshme. Bateria e tij mendohet të jetë 3000 mAh.

Nga ana tjetër, Galaxy Grand On, do të ketë ekran 720p me madhësi 5 inç, kamër të pasme 8 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel. Telefoni do të fuqizohet nga proçesori Exynos 3475 shoqëruar nga 1GB RAM dhe 8 GB memorje të brendshme. Bateria tij mendohet të jetë 2600 mAh.

Që të dy telefonët do të kenë në bord Android Lollipop 5.1. Gjer tani ngelet e paqartë se kur Samsung do të prezantojë këto telefonët e as sa do të kushtojnë. (PCWorld Albanian)

Samsung përgatitet të lançojë dy smartfonë të rinj: Galaxy Grand On dhe Galaxy Mega On
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)