Samsung përditëson softuerin e Galaxy Note 7, kufizon ngarkimin e baterisë në 60%

Publikuar më: 14-09-2016
An employee poses for photographs with Samsung Electronics' Galaxy Note 7 new smartphone at its store in Seoul, South Korea, September 2, 2016.  REUTERS/Kim Hong-Ji/File Photo

Gjigandi Korean i elektronikës Samsung, i cili ka paralajmëruar përdoruesit e Galaxy Note 7-tës të rikthejnë telefonët e tyre për problemet e rrezikshme të baterisë, bëri të ditur ditën e Marte se do të dërgojë një përditësim të softuerit i cili kufizon ngarkimin e baterisë në 60%.

Kjo lëvizje vjen në një moment të vështirë për Samsung dhe një situatë të paprecedent në historinë e kompanisë. Aktualisht ky përditësim po aplikohet vetëm në Korenë e Jugut dhe nuk është marrë një vendim për ta ofruar edhe në tregje të tjera.

Përditësimi do të jetë automatik dhe starton nga data 20 Shtator bëri të ditur Samsung në një qëndrim. Firma ka shitur 2.5 milion telefonë Note 7 në 10 tregje ku në mesin e tyre gjenden Koreja e Jugut dhe SHBA-të. Samsung planifikon të zëvendësojë telefonët pas datës 19 Shtator në Kore.

Një seri paralajmërimesh dhe masash të marra nga autoritetet rregullatore dhe kompanitë ajrore tronditën besimin në Samsung ç’ka u reflektua në një rënie drastike të vlerës së aksioneve. (PCWorld Albanian)

Samsung përditëson softuerin e Galaxy Note 7, kufizon ngarkimin e baterisë në 60%
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)