Samsung ofron aplikacionin e shëndetit S Health edhe për smartfonë të tjerë Android

Publikuar më: 21-09-2015

s-health-100615491-largeAplikacioni S Health i Samsung është gati për t’ju asistuar gjatë stërvitjes tuaj dhe nëse ju nuk keni një smartfon të Samsung. Ky aplikacion është tashmë i disponueshëm për tu shkarkuar në Play Store dhe në smartfonë të tjerë Android. Ai është i aftë të integrohet me orën inteligjente Gear S2 e cila ka sistem operativ Tizen. Me anë të S Health ju mund të masni distanca, hapat tuaj, presionin e gjakut etj.

s-health-app-100615495-large

Edhe pse bashkpunimi me orën tuaj inteligjente është qëllimi parësor i këtij aplikacioni, ai mund të shërbejë gjithashtu si një asistent fitnesi në smartfonin tuaj duke matur hapat tuaj me anë të acelometrit në telefon, të masë orët e gjumit, kaloritë e djegura etj. Nëse keni një smartfon me sistem operativ Android 4.4 ose më të ri, atëherë dhe ju keni mundësi ta shkarkoni këtë aplikacion.

Samsung kurrë nuk i ka pëlqyer ideja të jetë e varur nga softuerët e Google. Kohët e fundit kompania ka sjellë shërbimet që mbajnë markën e saj si Samsung Pay dhe sistemin operativ Tizen. Megjithatë për shkak se një pjesë e madhe e smartfonëve të saj janë me sistem operativ Android, është e detyruar të vazhdojë të bashkëpunojë me Google. (PC World Albanian)

Samsung ofron aplikacionin e shëndetit S Health edhe për smartfonë të tjerë Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)