Samsung nxjerr në shitje orën inteligjente Gear S2. Modeli bazë kushton 299 dollar

Publikuar më: 01-10-2015

gear-s2_white-kv_02-100611456-largeLinja Gear S2 e orëve inteligjente të gjigandit Samsung, është gati për të dalë në treg. Duke filluar që nga data 2 Tetor, të interesuarit mund të blejnë modelin sportiv 299 dollar ose modelin klasik kundrejt 349 dollarëve në pikat e shitjes së Samsung por dhe në uebfaqet online si Amazon, Best Buy, Macy’s etj.

Gear S2 është një orë me ekran të rrumbullakët dhe ikona rrethore. Në vend të sistemit operativ Android Wear, Samsung ka vendosur të sjellë në këtë orë sistemin e saj operativ, Tizen. Kjo orë mund të integrohet me smartfonët që kanë sistem operativ Android KitKat 4.4 ose një më të ri dhe minimumi 1.5GB RAM. Sigurisht që funksionaliteti do të jetë më i gjerë në momentin që ju e integroni këtë orë me smartfonët nën logon e Samsung. Ajo që është më e rëndësishme është se këta përdorues do të kenë mundësi të përdorin Samsung Pay.

Mund të themi me bindje se Samsung kurrë nuk ka qënë i kënaqur me varësinë ndaj sistemit operativ të Google. Gjigandi korean ka kërkuar të bëjë gjithmonë diferencën më anë të produkteve të nivelit të lartë. Për më tepër Samsung ka dyqanin e saj të aplikacioneve, një linjë të pasur softuerike madje dhe një sistem operativ Tizen. Megjithatë Samsung është lideri i tregut të pajisjeve Android. (PC World Albanian)

Samsung nxjerr në shitje orën inteligjente Gear S2. Modeli bazë kushton 299 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)