Samsung Notebook Spin 7 del në shitje më 26 Qershor me kosto fillestare 800 dollar

Publikuar më: 23-06-2016

n7-spin_2-100667941-largeSamsung Notebook 7 Spin është produkti më ri i Samsung i cili do të kushtojë 800 dollar dhe del në shitje nga data 26 Qershor.

Kemi të bëjmë me një laptop i cili është i disponueshëm në dy variante: 13.3 inç dhe 15.6 inç me ekrane me prekje 1080p. Në brendësi gjenden dy lloje proçesorësh në varësi të paisjes si Core i5 apo Core i7 shoqëruar nga 1 terabajt memorje e brendshme. Samsung nuk foli për RAM-in e paisjes por tha se do të mund të përshtatet në varësi të nevojave të konsumatorit.

Ky laptop me sistem operativ Windows përmban gjithashtu një teknologji të ngarkimit të shpejtë. Sipas kompanisë, laptopët në vetëm 20 minuta ngarkim përfitojnë 2 orë jetëgjatësi baterie. Koha e plotë për ngarkimin e laptopit është 100 minuta për modelin 13 inç ndërsa për atë 15 inç është 1 orë e gjysëm.

Duke qenë se është i konvertueshëm siç sugjeron edhe emërtimi i tij, ekrani mund të rokulliset në 360 gradë madje të përdoret edhe si tablet. (PCWorld Albanian)

Samsung Notebook Spin 7 del në shitje më 26 Qershor me kosto fillestare 800 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)