Samsung njoftoi se Galaxy S6 dhe S6 Edge po përditësohen në Android Marshmallow

Publikuar më: 15-02-2016

android-6-marshmallow-4Samsung njoftoi se Android Marshmallow po dërgohet tek telefonët më të mirë të kompanisë, Galaxy S6 dhe S6 Edge duke filluar nga dita e sotme.

Versioni më i fundit i platformës së Google debutoi në Konferencën e Zhvilluesve I/O në Maj të 2015-tës ndërsa versioni final u lançua në Shtator. Aktualisht ky sistem operativ ka një adoptim mikroskopik në mund ta quajmë prej 1.2 % dhe vijon të ngelet një ndër ngërçet më madhore të platformës.

Të tjerë telefonë të linjës Galaxy pritet të ndjekin fatin e S6 dhe S6 Edge në javët në vijim. Gjithashtu ju bëjmë me dije se evenimenti i zbulimit të Galaxy S7-tës do të mbahet të dielën e 21 Shkurtit. S7 dhe S7 Edge pritet të debutojnë me Android Marshmallow 6.0. (PCWorld Albanian)

Samsung njoftoi se Galaxy S6 dhe S6 Edge po përditësohen në Android Marshmallow
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)