Samsung ngacmon. Publikon një imazh të evenimentit të 13 Gusht ku paraqiten 3 paisje

Publikuar më: 06-08-2015

samsung-teaserSiç e dini, Samsung do të mbajë evenimentin “Unpacked” në New York në datën 13 Gusht. Nga sa kemi mësuar gjer më sot, prezantimi do të përqendrohet në Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus por një “ngacmim” nga Samsung sugjeron për një telefon të tretë me përmasa edhe më të mëdha.

Bazuar në foton e paraqitur mund të vihet re në krye Galaxy S6 Edge Plus me skajet e rrumbullakëta. Poshtë gjendet Galaxy Note 5 po gjithashtu me skajet e rumbullakëta ngjashëm me Galaxy S6. Edhe stilolapsi S-PEN është theksuar.

Më pas duket paisja e tretë, shumë më i madh se dy të parat në përmasa çka na bën të mendojmë se është një tablet. Ky tabletet për ne ngelet një mister por po përflitet se është një version 8 inç i linjës së fundit të prezantuar nga Samsung, Galaxy Tab S2. (PCWorld Albanian)

Samsung ngacmon. Publikon një imazh të evenimentit të 13 Gusht ku paraqiten 3 paisje
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)