Samsung në bashkëpunim me MasterCard do të lançojë shërbimin e pagesave Samsung Pay në Europë

Publikuar më: 31-07-2015

samsungpay-trial_main_2

Samsung dhe MasterCard, dy kompani të cilat kohët e fundit kanë bashkëpunuar për të sjellë shërbimin e pagesave Samsung Pay në sa më shumë vende të botës, kanë lajmëruar së fundmi se do të sjellin Samsung Pay dhe në Europë.

I bazuar në Loop Pay, konkurentin e Apple që Samsung bleu vitin që kaloi, Samsung Pay do të lançohet shumë shpejt në Shtetet e Bashkuara brenda këtij muaji dhe më pas do të testohet dhe në Korenë e Jugut.

Më herët Samsung zbuloi në një deklaratë për shtyp se është duke bashkpunuar me partner dhe banka të ndryshme për të bërë të disponueshëm Samsung Pay dhe në Europë. Por ende nuk dihet se kur do të ndodhë kjo gjë.

Smartfonët duhet të jenë të pajisur me shërbimin dixhital të MasterCard, i njëjti i përdorur dhe në iPhone 6 dhe Apple Watch, në mënyrë që të përdorin Samsung Pay. Samsung parashikon që numri i përdoruesve të Samsung Pay të arrijë në 30 milion në mbarë botën, të shohim a do ta arrijë qëllimin dhe sa do të ndikojë ky sistem në pagesat online. (PC World Albanian)

Samsung në bashkëpunim me MasterCard do të lançojë shërbimin e pagesave Samsung Pay në Europë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)