Samsung mund të debutojë një version Europian të Galaxy Note 5 në 28 Gusht

Publikuar më: 24-08-2015

gsmarena_001Mund të themi se Samsung tërhoqi vëmendjen javën e shkuar ku shqetsoi një kontinent të tërë kur tha se Galaxy Note 5 nuk do të debutojë në Europë brenda këtij viti.

Gjithësesi vendosëm të hyjmë në detaje duke bërë ca kërkime dhe zbuluam një model SM-N920F. Në të kaluarën “F” tregonte që modelet e telefonëve me këtë gërmë në fund ishin të rezervuara për tregun Europian.

Modeli SM-N920F u zbulua në uebfaqen Bluetooth.org, autoriteti i cili çertifikon disa nga standartet e konektivitetit të telefonëve. Ndër të tjera mësuam se ekziston në të vërtetë një version Europian i Galaxy Note 5.

Lajmet më interesante vinë nga një burim Korean i cili thotë se Galaxy Note 5 do të debutojë në Europë më 28 Gusht. E gjitha kjo mbetet për tu pare. Çfarë kuptimi do të kishte nëse një model Europian nuk është i disponueshëm gjer vitin e ardhshëm? Çfarë ka në mendje Samsung? (PCWorld Albanian)

Samsung mund të debutojë një version Europian të Galaxy Note 5 në 28 Gusht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)