Samsung lançon në heshtje shfletuesin e saj Galaxy në Google Play

Publikuar më: 10-09-2015

98f9c447e8159d4a8515454148605d2eSamsung mund të jetë një nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, por jo çdo veprim apo lançim i saj bëhet publik. Gjigandi korean ka bërë të disponueshëm në Google Play shfletuesin e saj Galaxy. E gjitha kjo ka ndodhur pa asnjë lajmërim zyrtar. Aplikacioni quhet ‘Internet for Samsung Galaxy’ dhe sipas një raporti të ZDNet ai është bërë pjesë e Google Play që në datën 24 gusht, pa e vënë askush re praninë e tij deri më sot.

Duhet të theksojmë se ky shfletues nuk mund të përdoret nga modelet e smartfonëve më të vjetër se Galaxy S6. Galaxy vjen në formën e një aplikacioni të parainstaluar në pajisjet Galaxy, me emërtimin ‘Internet’. Ky shfletues i përshtatet më së miri pajisjeve Galaxy; lejon regjistrimin në faqet e preferuara përmes shenjës së gishtit dhe ofron mbështetje për sistemin e sigurisë Knox të Samsung.

Ky debutim vjen 5 muaj pasi në mediat online u publikuan lajmet e para për ekzistencën e tij. U fol se Samsung po krijonte një shfletues të unifikuar i cili funksionon në smartfonët, tabletat dhe televizorët inteligjent të kompanisë. Nuk dihet ende nëse kompania do të vendosë ta bëjë Galaxy të disponueshëm dhe për pajisjet e vjetra Galaxy apo pse jo dhe për pajisjet Android. Kjo me siguri do të rriste numrin e përdoruesve të këtij shfletuesi. (PC World Albanian)

Samsung lançon në heshtje shfletuesin e saj Galaxy në Google Play
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)