Samsung lançon Galaxy A8. Vetëm 5.9 mm trashësi

Publikuar më: 15-07-2015

samsung-galaxy-a8-2015-07-15-01Këtë herë Samsung nuk ka dashur të bëjë shumë bujë për lançimin e saj të radhës dhe pse bëhet fjalë për një smartfon vërtet të mirë e me specifika të nivelit të lartë. Në fakt Samsung ka sjellë smartfonin e saj më të hollë deri më sot, Galaxy A8.

Ky smartfon ka një trup metalik, trashësi 5.9mm dhe peshon afërsisht 151 gram. Galaxy A8 është i pajisur me një ekran 5.7 inç 1080p OLED dhe proçesor 8 bërthamësh Snapdragon 615 të shoqëruar nga 2GB RAM. Përsa i përket kamerave ajo frontale është 5 megapiksel ndërsa ajo kryesore 16 megapiksel. Pavarësisht përmasave, Samsung ja ka dalë të vendosë në këtë smartfon një bateri me kapacitet 3.050mAh, më e madhe se ajo e Galaxy S6.

Për ta bërë këtë smartfon sa më të kompletuar, kompania ka zgjedhur ta pajisë ata dhe me një sensor për njohjen e shenjave të gishtave dhe kontroll me anë të gjesteve. Me plot gojën Galaxy A8 mund të cilësohet si një smartfon i karakteristikave të larta.

Samsung ende nuk ka dhënë një çmim të saktë por thuhet se ky smartfon do të kushtojë afërsisht 560 dollarë. Galaxy A8 do të fillojë të shitet në tregun aziatik dhe nuk dihet se kur ai do të jetë i disponueshëm në tregun europian apo atë amerikan. Shpresojmë të mbërrijë sa më shpejt pasi çdokush do të donte një smartfon të tillë. (PC World Albanian)

Samsung lançon Galaxy A8. Vetëm 5.9 mm trashësi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)