Samsung lançon aplikacionin Game Recorder+ për të regjistruar video lojërat

Publikuar më: 17-06-2015

samsung-game-recording-100591790-large

Nëse keni një telefon ose tablet Samsung tashmë ekziston një mënyrë e thjeshtë për të regjistruar dhe shpërndarë arritjet tuaja në video lojërat.

Aplikacioni i ri quajtur Game Recorder+ ofron një zgjidhje të thjeshtë dhe funksionon në pjesën më të madhe të telefonëve të njohur të Samsung si Galaxy S6, S6 Edge, Galaxy S5, Note 4, S4, Note 3 dhe Note 2.

Me vetëm disa hapa të shkurtër mund të regjistroni lojën tuaj dhe ta ngarkoni  në Youtube.

Ky aplikacion shfrytëzon edhe mikrofonin në rastet kur dëshironi të shtoni një komentim lojës. Sapo të lançoni aplikacionin, një buton ekstra do të shfaqet në fund të ekranit, Vetëm prekeni dhe rregjistrimi do të fillojë automatikisht. Nganjëherë mund të shfaqet edhe një funksionalitet shtesë për të shtuar performancën gjatën lojës duke liruar më shumë memorje RAM. (PCWorld Albanian)

Samsung lançon aplikacionin Game Recorder+ për të regjistruar video lojërat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)