Samsung lançoi versionin e dytë eksperimental të Android 7.0 në S7 dhe S7 Edge

Publikuar më: 18-11-2016

samsung-galaxy-s7-vs-s7-edge-162Programi beta Android 7.0 Nougat i Samsung debutoi javën e kaluar me dy telefonë: Galaxy S7 dhe S7 Edge. Tani prodhuesi i shquar Koreano Jugor lançoi ndërtimin e dytë beta të versionit më të fundit Android.

Sipas Sam Mobile ky përditësim është aktualisht i disponueshëm në Europë për ata që janë bërë pjesë e programit beta. Ka madhësinë e 92 megabajt me fokus të veçantë tek riparimi i problemeve dhe eleminimin e dështimeve.

Jo më larg se javën e kaluar Samsung e filloi këtë fushatë e cila është një mundësi e artë për përdoruesit e S7 dhe S7 Edge për të provuar versionin më të fundit Android kohë përpara s etë jetë i disponueshëm për të gjithë.

Për të aplikuar në programin beta duhet të keni një llogari aktive të Samsung dhe më pas të regjistroheni në aplikacionin Galaxy Beta Program. Samsung ka bërë të ditur se fushata vijon deri mesin e muajit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Samsung lançoi versionin e dytë eksperimental të Android 7.0 në S7 dhe S7 Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)