Harduer

Samsung lançoi një version të rifreskuar të tabletit Galaxy Tab A 10.1

Oct 25 2016
0 Shpërndarje

samsungtab-768x474Samsung lançoi një version të rifreskuar të tabletit 10.1 inç Galaxy Tab A të cilin vendosi ta shoqëronte edhe me një laps stylus S Pen.

I prezantuar që nga muaji Korrik, telefoni del në shitje gjatë kësaj jave me kosto fillestare 300 dollar.

Versioni i ri duket të jetë pothuajse identik me paraardhësin me përjashtim të memorjes RAM prej 3GB.galaxy-tab

Duke qenë se Samsung tërhoqi nga tregu Galaxy Note 7-tën, një mori me laps Stylus mund ti kenë ngelur kompanisë në depo. Gjithsesi lapsi stylus është një shtesë e dobishme për tabletin i cili do të ketë edhe aplikacionin Samsung Notes.

Dy javë më parë Samsung lançoi një model Galaxy TabPro S në ngjyrë të artë me dyfishin e RAM-it dhe memorjes së paraardhësi dhe do të kushtojë 1,000 dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>