Lajmet

Samsung lançoi një program beta të Android Nougat në S7 dhe S7 Edge

Nov 9 2016
0 Shpërndarje
Samsung lançoi një program beta të Android Nougat në S7 dhe S7 Edge

android-nougat-eating-100692101-largeNëse keni një Galaxy S7 dhe S7 Edge, pritja për Android Nougat edhe pse e gjatë tashmë ka përfunduar.

Për fat të mirë një dritë po shkëlqen në fund të tunelit sepse Samsung lançoi një program beta të Android Nougat për telefonët në fjalë.

Për këtë u duhet të instaloni një aplikacion nga dyqani Galaxy Apps Store me titull Galaxy Beta Program.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë kufizim mbi numrin e atyre që mund të jenë pjesë e betas prandaj këshilla jonë është të shkarkoni aplikacionin dhe të qëndroni në gatishmëri kur të hapen regjistrimet më 9 Nëntor.

Sigurohuni që çdo gjë që përmban telefoni juaj të jenë të ruajtura sepse programet beta sjellin me vehte paqëndrueshmëri dhe probleme që mund tju çojnë drejt një katastrofe të dhënash. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>