Harduer

Samsung lançoi arkitekturën 10 nanometër të procesorëve, premton 27% më shumë performancë

Oct 17 2016
0 Shpërndarje
Samsung lançoi arkitekturën 10 nanometër të procesorëve, premton 27% më shumë performancë

Gjigandi i teknologjisë Samsung tha ditën e hëne se biznesi i procesorëve të kompanisë ka filluar prodhimin masiv të semikonduktorëve me teknologjinë 10 nanometër duke u bërë prodhuesi i parë i kësaj arkitekture në këtë industri.

Samsung tha se produktet e vitit të ardhshëm do të përdorin teknologjinën e re duke mos specifikuar asnjë paisje. Media Koreano Jugore, Electronic Times tha gjatë muajit se Samsung do të jetë prodhuesi i vetëm i procesorëve Snapdragon 830.

Ky procesor do të implementohet në telefonët inteligjent të Galaxy S në muajt e parë të 2017-tës.

Krahasuar me arkitekturën 14 nanometër, Samsung tha se teknologjia e re redukton konsumin e energjisë më 40% dhe rrit performancën me 27%. Dështimi i Galaxy Note 7-tës ka shtyrë gjigandin e teknologjisë të kërkoj burime të ardhurash për të mbushur boshllekun financiar të lënë pas nga një prej telefonëve më famëkeq. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>