Samsung konfirmon: Galaxy Note 7 ka vdekur

Publikuar më: 11-10-2016

A model poses for photographs with a Galaxy Note 7 new smartphone during its launching ceremony in SeoulSamsung njoftoi ditën e sotme se do të ti japë fund përgjithnjë prodhimit të Galaxy Note 7-tës, një telefon i cili do të shënonte rikthimin e Samsung në pozitat e liderit në tregun botëror të telefonëve inteligjentë.

Pas disa vitesh, shitjet e Galaxy S7-tës shënuan rritjen e parë për kompaninë. Galaxy Note 7, i cili është më i madh në dizajn dhe më funksional, synonte të ruante këtë ritëm ndërsa iPhone po humbte shkëlqimin.

Çdo shpresë fitoreje u shkrumbua së bashku me baterinë e Galaxy Note 7-tës e cila përveç famës së keqe la edhe dëme materiale e deri fizike tek përdoruesit. Kompania rifilloi një fushatë tërheqjeje të telefonit nga tregu për ti zëvendësuar por as kjo nuk e zgjidhi problemin.

Ditën e sotme kompania konfirmoi se telefoni nuk do të prodhohet më. Samsung hoqi çdo referencë të Galaxy Note 7-tës nga uebsajti i tij. Aksionet ranë me 7.5 %. Dëmi i shkaktuar është një mister por i fituari në këtë mes është: Apple iPhone. (PCWorld Albanian)

Samsung konfirmon: Galaxy Note 7 ka vdekur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)