Samsung konfirmon ekzistencën e Galaxy S7 Active

Publikuar më: 28-03-2016

galaxys6active_9228-100595591-largeVersioni special i telefonit më të mirë të Samsung, Galaxy S7 Edge mund të jetë shumë afër zyrtarizimit. Ky telefon është shfaqur së fundi në suportin e aplikacionit Samsung Level i përdoret në shërbim të disa aksesorëve si Bluetooth apo kufje.

Samsung nuk ndihet i kërcënuar nga kjo rrjedhje informacioni dhe pas lajmeve lidhur me këtë ngjarje akoma vijon të jetë e publikuar kjo listë në PlayStore.

Që me Galaxy S4-tën, Samsung vazhdimisht ka nxjerrë në shitje një variant “Active” të gjeneratës më të mirë të telefonëve të kompanisë. Kështu ndodhi edhe me Galaxy S5 dhe S6 ku edhe Galaxy S7 do ti bashkohet homologëve.

Këtë vit, me Galaxy S7-tën Samsung solli përditësime të dukshme sidomos në aspektin e baterisë. Prandaj kompanisë do ti duhet të implementojë më shumë potencial tek versioni Active. Shembull konkret është Galaxy S6-ta ku krahasuar me versionin Active kishte 2800 mAh baterisë përkundër 3,500 mAh tek i fundit. (PCWorld Albanian)

Samsung konfirmon ekzistencën e Galaxy S7 Active
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)